Remit i shtohet besimi në EULEX
Ish Komandanti i UÇK’së për Rajonin e Llapit, Rrustem Mustafa - Remi, ka mirëpritur vendimin e Trupit Gjykues të EULEX’it, me të cilin të akuzuarit e Rastit “Kleçka” u shpallën të pafajshëm.
Lajme
Rrustem Mustafa thotë për lajmi.net se tani është koha kur duhet të të ndërpritet hetimet për periudhën e angazhimit për liri.
“Lirimi i Limajt ma shton besimin në EULEX, se me gjithë gabimet e bëra deri tash, tash e tutje do ta kthejnë në prioritet krijimin e një ambienti të sigurt për rend, ligj dhe për edukim më të madh për shtetin”.
“Është koha kur duhet dhënë fund hetimeve për vitet e angazhimit për liri 1998-1999, të kalojmë në një periudhë të re për të krijuar siguri për qytetarët dhe besim në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë”.
“Nuk guxon tani e tutje të ketë raste që cenojnë rëndë shtetësinë, rendin dhe zhvillimin, duke keqpërdorur asetet shtetërore, pozitat në shoqëri apo duke dëmtuar dhomat e dëshmive që mbahet nën kujdesin e organeve të sigurisë”.
“Ndihem mirë që bashkëluftëtarët e mi mbrojtën veten duke ju përgjigjur drejtësisë për akuzat që ishin ndërtuar pa bazë dhe nga njerëzit me prejardhje të dyshimit. Kjo duhet t’i takojë të kaluarës. Uroj që EULEXtë ndihmojë Kosovën në ngritjen e një sistemi të drejtësisë dhe rendit sipas standardeve perendimore”.