Rektorit i rritet paga, 3000 euro!

Rektorit të Universitetit “Hasan Prishtina”, me rregulloren e re për të ardhurat e personelit akademik e cila është miratuar disa ditë më parë nga Këshilli Drejtues, i janë rritur të ardhurat mujore në 2730 euro.

Lajme

12/06/2014 09:14

Sipas këtij dokumenti, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, rektorit, te kompensimi paraprak prej 500 eurosh i janë shtuar edhe 300 euro duke i ngritur shtesat në 800 euro.

Rektori përveç kësaj merr pagën bazë prej 1430 euro dhe honorarin si mësimdhënës prej 500 eurove.

Një shumë pak a shumë e ngjashme u është përcaktuar edhe prorektorëve.

Tash e tutje ata do të marrin 700 euro shtesë.

Ndërkaq, kryesuesit të KD-së, zëvendës-kryesuesit dhe anëtarëve, me këtë rregullore u janë zvogëluar shtesat.

Në të hyrat e rektorit nuk është llogaritur shuma e reprezentacionit ose e drekave zyrtare prej 1.000 eurosh në muaj.

Po të shtohej edhe kjo, i bie që ai ka në dispozicion gati 4.000 mijë euro në muaj, shkruan “KD”.