Rektori s’ka ndërmend të tërhiqet, edhe pse po i bëhet presion i madh

Përderisa protesta ende është duke vazhduar në oborrin e Rektoratit të UP-së, ministri i Arsimit Ramë Buja merret vesh se po takohet me rektorin Ramadan Zejnullahu.

Lajme

04/12/2014 18:40

Mirëpo, burime të “Zëri”, pranë rektorit Zejnullahu thanë se edhe përkundër presioneve të ministrit Buja ndaj rektorit nuk po e bëjnë punë që ai të dorëzohet dhe se sipas këtij burimi, Zejnullahu do qëndrojë prapa qëndrimeve të tij.

“Protesta pritet të vazhdojë. Por, rektori nuk e ka ndërmend që të dorëzohet”, ka thënë ky burim për Zërin.

Sipas të njëjtit burim, rektori Zejnullahu ka presione të mëdha që të tërhiqet, por ky burim thotë për Zëri, se “rektori nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga premtimet e tij dhënë qytetarëve të vendit se në UP do të regjistrohen vetëm me dije e jo në forma të tjera”. /Zëri/