Rekordmeni Messi

Lionel Messi ka shënuar më shumë se çdo futbollist tjetër në Ligën e Kampionëve për një klub, pasi realizoi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales në Camp Nou mbrëmë. Mbajtësi i rekordit të golave në Ligën e Kampionëve, Raul Gonzalez, kishte shënuar 66 gola me Real Madridit, ndërsa ai…

Sport

13/03/2014 07:50

Lionel Messi ka shënuar më shumë se çdo futbollist tjetër në Ligën e Kampionëve për një klub, pasi realizoi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales në Camp Nou mbrëmë.

Mbajtësi i rekordit të golave në Ligën e Kampionëve, Raul Gonzalez, kishte shënuar 66 gola me Real Madridit, ndërsa ai u kalua nga ylli argjentinas, i cili e shfrytëzoi për mrekulli një gabim të qendërmbrojtësit Joleon Lescott.

Messi e finalizoi këtë aksion në mënyrë maestrale, duke shkuar në kuotën e 67 golave në Champions, një më shumë se legjenda madrilene.

Tash, ‘Pleshtit’ i mbetet ta thyejë rekordin e përgjithshëm të Raulit. Ish përfaqësuesi spanjoll, i cili ishte transferuar në Schalke në vitin 2010, ka shënuar në total 71 gola në Ligën e Kampionëve (66 me Realin e 6 me Schalken).

Pra, Messit i nevojiten vetëm edhe 4 gola, për ta arritur këtë rekord. Duke e njohur katër herë fituesin e Topit të Artë, edhe ky rekord mund të thyhet në një të ardhme jo fort të largët.