Rekordi i Romës
Pesë fitore në pesë ndeshjet e para të një stinori në Serie A nuk kishin ardhur kurrë. Katër po, por pesë jo, asnjëherë. Roma mposhti Sampdorian 2-0 të mërkurën mbrëma dhe u shkëput e vetmuar në krye të Kampionatit italian, njëkohësisht duke thyer rekord për nisjen më pozitive të një stinori në histori të klubit.…
Sport
Pesë fitore në pesë ndeshjet e para të një stinori në Serie A nuk kishin ardhur kurrë. Katër po, por pesë jo, asnjëherë.
Roma mposhti Sampdorian 2-0 të mërkurën mbrëma dhe u shkëput e vetmuar në krye të Kampionatit italian, njëkohësisht duke thyer rekord për nisjen më pozitive të një stinori në histori të klubit.
Trajneri i ri Rudi Garcia konsiderohet si më meritori për rezultatet – deri më tani – pozitive të skuadrës nga kryeqyteti italian që me përforcimet e bëra gjatë afatit kalimtar të verës, Kevin Strootman, Gervinho, Mehdi Benatia e Adem Ljajic po dëshmohet se pas një kohe të gjatë mund të konsiderohet sërish si konkurrent për titull.