Rekordi i pabesueshëm i Benzemas: Sa herë që ka shënuar ai, Franca nuk ka humbur kurrë

Franca bëri një përmbysje të madhe ndaj Belgjikës duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2-0 në pjesën e parë, duke i realizuar tri gola në pjesën e dytë, për të arritur në finale të Ligës së Kombeve.

Sport

07/10/2021 23:15

Golat për francezët u realizuan nga Benzema (62′), Mbappe (69′) dhe Theo Hernandez (90+1).

Një statistikë nga ‘Squawka’, tregon se sa herë që sulmuesi Benzema ka realizuar gol për Francën, ‘trekolorët’ nuk e kanë humbur kurrë atë takim.

33-vjeçari tashmë ka realizuar 31 gola për kombëtaren franceze në 24 ndeshje të ndryshme, dhe Franca nuk ka humbur asnjërën prej këtyre 24 ballafaqimeve, duke i fituar 22, dhe barazuar dy të tjera.

Këtu nuk janë përfshirë ekzekutimet e penalltive, kur ndeshja është mbyllur pa fitues pas 120 minutave.

/Lajmi.net