Rekordi i “çmendur” i trajnerit të Golden State Warriors

Trajneri i kampionëve në fuqi të NBA, Golden State Warriros, ka vendosur një rekord të “çmendur”.

Sport

27/01/2019 08:30

Steve Kerr është bërë trajneri më i shpejtë në histori të sporteve profesionale që prek shifrën e 300 fitoreve, shkruan “Bleacher Report”, transmeton lajmi.net.

Me super skuadrën e tij në vitet e fundit, Kerr ka dominuar botën e basketbollit, duke fituar tre tituj kampioni në NBA.

Ish basketbollisti i San Antonio Spurs, tashmë në pozitën e trajnerit qëndron me rekord prej 300 fitoreve dhe 77 humbjeve në sezonin e rregullt në NBA.

Sigurisht se për këtë rekord, ndoshta meritë më më të madhe se vet trajneri kanë lojtarët e skuadrës së tij.

Kujtojmë se skuadra e Golden State përbëhet nga shumë yje të NBA, si Steph Curry, Kevin Durant, Klay Thompson, DeMarcus Cousins apo Draymond Green. /Lajmi.net/