Rekordi i Balotellit
Mario Balotelli, sulmues i talentuar që nuk njeh kufij. Kundër Cagliarit të dielën, ylli i Milanit realizoi golin e tij të 13’të këtë edicion, kurrë nuk ka shënuar kaq shumë, në Itali. Selektori i Italisë, Cesare Prandelli i ka kërkuar që ta përmirësojë sjelljen por edhe kundër Cagliarit ai bëri një gjest në drejtim të…
Sport
Mario Balotelli, sulmues i talentuar që nuk njeh kufij. Kundër Cagliarit të dielën, ylli i Milanit realizoi golin e tij të 13’të këtë edicion, kurrë nuk ka shënuar kaq shumë, në Itali.
Selektori i Italisë, Cesare Prandelli i ka kërkuar që ta përmirësojë sjelljen por edhe kundër Cagliarit ai bëri një gjest në drejtim të tifozëve vendas dhe u ndëshkua me karton të verdhë duke u suspenduar për duelin e radhës.
Por, një tjetër aspekt në të cilin u përmirësua është ai në fushë. Këtë edicion, 25 ndeshje dhe 13 gola. Kurrë më parë nuk ka shënuar një numër të tillë në Serie A.
Me Interin, në tri sezone shënoi 7 herë më 2007-08 me Roberto Mancinin, dhe 10 e 11 në dy edicionet e tjera me Jose Mourinhon, statistikë që i referohet të gjitha garave.
Në dy vjet e gjysmë tek Manchester City me Roberto Mancinin, 10 gola më 2010-11 dhe pastaj 17 në edicionin pasues atë të titullit, dhe vetëm tre në gjashtë muajt e fundit në Etihad para transferimit në Milano, më 31 janar të vitit të kaluar.
Dhe, me Milanin në periudhën e dytë të edicionit të kaluar shënoi 12 herë në 13 ndeshje. Por, bilanci aktual, e përsërisim, është më i miri në karrierën e tij në Itali.
Dhe, ky mund të jetë një lajm i mirë për Prandellin dhe Kombëtaren e Italisë para Kampionatit botëror 2014 në Brazil.