Rekordet e regjistruara mbrëmë nga LeBron James – vazhdon të shkruhet historia në NBA

LeBron James po vazhdon që të shkruajë historinë e NBA edhe në sezonin e tij numër 17.

Sport

12/10/2020 08:04

‘Mbreti’ James, në sezonin e tij të 17-të ka drejtuar skuadrën e LA Lakers drejt titullit të 17-të në histori të skuadrës.

James, me ndeshjen e luajtur mbrëmë ka regjistruar disa rekorde speciale, përcjell lajmi.net.

‘Mbreti’ është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në fazën ‘Play Off’ të NBA, duke lënë prapa ish organizatorin e LA Lakers, Derek Fisher. James ka regjistruar paraqitjen numër 260 në ‘Play Off’.

Gjithashtu, James është ngritur në pozitën e tretë në ranglistën e përgjithshme për më së shumti gjuajtje të lira të shënuara në finalet e ‘Play Off’, me 285 të shënuara. Para tij janë vetëm Bill Russell me 321 dhe Jerry West me 455.

LeBron fitoi çmimin 2020 Finals MVP, dhe kështu bëhet lojtari i parë në histori të NBA që fiton këtë çmim me tri skuadra të ndryshme (Miami, Cleveland dhe Lakers).

Gjithashtu, Bron është vetëm lojtari i tretë që shpallet kampion me tri skuadra të ndryshme.

Si statistikë tjetër interesante është ajo se ‘Mbreti’ James i bashkoet Michael Jordan si dy lojtarët e vetëm tashmë që kanë fituar 4+ Finals MVP dhe 4+ MVP i sezonit të rregullt.

Kujtojmë se pas ndeshjes së gjashtë finale, që doli të ishte e funda, LeBron është shpallur unanimisht MVP, me 11:0 në vota.

Ai, pas ndeshjes është shprehur: “Edhe unë dua respektin që më takon”. /Lajmi.net/