Rekord ofertë për Shaw

Manchester City është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të majtë të Southamptonit, Luke Shaw, ka njoftuar Mail on Sunday. Shaw konsiderohet si talent i madh dhe së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Chelsea që e konsideron 18-vjeçarin si zëvendësim afatgjatë për Ashley Colen. Mirëpo, sipas të përditshmes, City…

Sport

12/01/2014 14:15

Manchester City është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të majtë të Southamptonit, Luke Shaw, ka njoftuar Mail on Sunday.

Shaw konsiderohet si talent i madh dhe së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Chelsea që e konsideron 18-vjeçarin si zëvendësim afatgjatë për Ashley Colen.

Mirëpo, sipas të përditshmes, City ka njoftuar presidentin e Southamptonit, Nicola Cortese se është i gatshëm të paguajë vlerë rekorde për një mbrojtës krahu, në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e tij.

Dani Alves është aktualisht mbrojtësi i krahut më i shtrenjtë në botë pas transferimit nga Sevilla në Barcelonë për 29.5 milionë funte më 2008.

Shaw së fundmi ka konfirmuar se është i lumtur në Southampton dhe nuk ka ndërmend të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.