Rekord nga Real Madrid

Real Madrid ka vendosur rekord të ri për kilometrat e vrapimit në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve në duelin kundër Shakhtar Donetskut.

Sport

26/11/2015 11:33

Real Madrid mposhti në udhëtim Shakhtar Donetskun me rezultat 4:3.

Kurse, skuadra madrilene po ashtu ka vendosur rekord të ri për kilometrat e vrapimit në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.

Futbollistët e “Los Blancos” vrapuan në total 108.015 kilometra, duke mposhtur 107.124 kilometrat e duelit ndaj Malmos.

Mateo Kovacic ishte ai që vrapoi më së tepërmi me 11.121 kilometra para Casemiro (10,996), Isco (10,552).