Rekord në Itali, mbi 19 mijë raste të reja me koronavirus
Italia ka regjistruar 19,143 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë të premten, duke shënuar kështu shifrën më të lartë me të infektuar që nga shpërthimi i pandemisë në vend.
Bota
23/10/2020 17:26
Ministria njoftoi edhe për 91 të vdekur nga COVID-19, raporton Reuters.
Deri tash në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 37,059 persona ndërsa janë shënuar 484,869 raste pozitive.
Italia kishte shënuar rekord ditor së fundi me 16,079 raste.