Rekord i zi në Spanjë

Një numër rekord i rasteve të reja u regjistrua sot në Spanjë, 23.580 prej tyre, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në 1.136.503.

Bota

29/10/2020 21:34

Sipas të dhënave, 173 persona të tjerë vdiqën, që është një rritje e lehtë krahasuar me të mërkurën, kur u regjistruan 168 vdekje.

Sidoqoftë, kjo është dukshëm më pak se numri i regjistruar i viktimave të martën, kur u konfirmuan 267 vdekje.

Një total prej 35.639 njerëz vdiqën në Spanjë si rezultat i koronavirusit, raporton Reuters, transmeton KP.