Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut, ky është bilanci i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Lajme

29/10/2020 21:22

14 viktima dhe 862 raste të reja me Covid-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjithsej janë testuar 2 mijë e 699 persona.

Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 88-vjeçare, shkruan Alsat-M.

Sa iu përket rasteve të reja, shumica respektivisht 390 janë në Shkup, Prilep 55, Veles 53, Tetovë 48, Mansatir 31.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë shëruar 223 pacientë. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 8587.