Rekord i vdekjeve ditore nga COVID-19 në Ukrainë

Ukraina ka shënuar rekord të vdekjeve ditore nga COVID-19.

Bota

28/10/2020 09:54

Numri i vdekjeve të përditshme të koronavirusit në Ukrainë u rrit në 165 nga rekordi i mëparshëm i 141 viktimave të regjistruara më 21 tetor, raporton Reuters duke cituar këshillin e sigurisë kombëtare të Ukrainës, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në Ukrainë tani ka arritur në 6755, sipas faqes së lajmeve Gordonua.

Këshilli tha se 7,474 raste të reja me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 363,075 raste me 6,755 vdekje. /Lajmi.net/