Rekord 81 harkimet e Man Utd
Manchester United vendosi një rekorde të ri sa i përket harkimeve në një ndeshje të Premierligës, gjatë barazimit dëshpërues 2:2 me Fulhamin në Old Trafford të dielën. Por, rekordi nuk ishte pozitiv. Të gjithë nga 81 harkimet e kampionit të Premierligës nuk sollën fryt dhe madje u lexuan lehtë nga skuadra e Fulhamit dhe menaxheri…

Sport
Manchester United vendosi një rekorde të ri sa i përket harkimeve në një ndeshje të Premierligës, gjatë barazimit dëshpërues 2:2 me Fulhamin në Old Trafford të dielën.
Por, rekordi nuk ishte pozitiv. Të gjithë nga 81 harkimet e kampionit të Premierligës nuk sollën fryt dhe madje u lexuan lehtë nga skuadra e Fulhamit dhe menaxheri Rene Meulensteen.
Strategu i Fulhamit tha pas ndeshjes se e pati të lehtë të lexojë strategjinë e David Moyesit.
Insistimi i Unitedit për të sulmuar solli sukses me golat nga Robin van Persie dhe Michael Carrick, por Darren Bent shënoi në minutën e 94’të duke barazuar rezultatin dhe la Moyesin me përplot kritika për t’u ballafaquar.