Reklama e Rimmel nga Rita Ora

Ka kohë që Rita po punon në kampanjën e produkteve kozmetike të Rimmel London. Para pak ditësh kanë dalur produktet në shitje dhe fotografitë me Ritën në to. Tani Rita paraqitet shumë e ëmbël dhe energjike edhe në video reklamën zyrtare që ka dalur sot në kanalin zyrtar të Rimmel, ndërsa si këngë përcjellëse e…

ShowBiz

18/03/2014 19:48

Ka kohë që Rita po punon në kampanjën e produkteve kozmetike të Rimmel London. Para pak ditësh kanë dalur produktet në shitje dhe fotografitë me Ritën në to.

Tani Rita paraqitet shumë e ëmbël dhe energjike edhe në video reklamën zyrtare që ka dalur sot në kanalin zyrtar të Rimmel, ndërsa si këngë përcjellëse e reklamës është  kënga më e re e Ritës ‘I will never let you down’ që ende nuk është lansuar për fansat.

Produktet janë plot ngjyra dhe gjallëri, plotësisht të inspiruara nga Rita, dhe shitoret nëpër londër tanimë janë të mbushura me fytyrën dhe këto produkte të Ritës.