Reinier Jesus del pozitiv me COVID-19

Talenti i Borussia Dortmundit, Reinier Jesus ka rezultuar pozitiv në analizat e COVID-19.

Sport

23/11/2020 17:31

Lojtari nuk ka simptoma, derisa ka rezultuar pozitiv në analizat e fundit, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar klubi gjerman përmes një komunikate.

“Lojtari i Borussia Dortmund, Reinier, ka dal pozitiv me COVID-19, është i lirë nga simptomat. I urojmë shërim të shpejtë”, shkruhej në njoftim.

Braziliani është vetëm huazim për dy sezone nga Real Madridi./Lajmi.net/