Regjistrohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali

Ka arritur në gjashtë numri i të vdekurve nga koronavirusi që u përhap me shpejtësi në Itali.

Bota

24/02/2020 15:33

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një grua nga Crema e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Brescias.

Ajo ishte një paciente e shtuar në spitalin onkologjik e sëmurë me tumor.

Viktima e pestë ishte një 88-vjeçar nga Caselle Lanne, në Lombardi.

Mbi 200 persona janë infektuar me koronavirus në Itali: sipas të dhënave të azhurnuara nga komisari i urgjencës Angelo Borrelli, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”, transmeton Klan Kosova.