“Refuzoi të paguaj” – U rezistoi policisë: VV reagojnë për arrestimin e njeriut të Kurtit

Njeriu i afërt dikur i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, u arrestua mbrëmjen e sontme. Në pamjet që po qarkoullojnë në rrjete sociale shihet se Beqiri nuk respekton autoritetin policor, ndërsa këta të fundit detyrohen të përforin forcën për ta arrestuar, shkruan lajmi.net. Për këtë rast ka reaguar Gezim Sveçla nga VV e Prishtinës i…

Lajme

24/06/2024 22:11

Njeriu i afërt dikur i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri, u arrestua mbrëmjen e sontme.

Në pamjet që po qarkoullojnë në rrjete sociale shihet se Beqiri nuk respekton autoritetin policor, ndërsa këta të fundit detyrohen të përforin forcën për ta arrestuar, shkruan lajmi.net.

Për këtë rast ka reaguar Gezim Sveçla nga VV e Prishtinës i cili në Facebook tha se arrestimi ka ndodh sepse Beqiri ka refuzuar të paguaj hyrjen për të parë ndeshje futbollistike në Euro 2024, ku po lunate Shqipëria me Spanjën.

Ai po ashtu për këtë rast ia la fajin kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Postimi i plotë:

Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor./Lajmi.net