Refuzoi Man Cityn, Man Unitedin, PSG dhe Juventuin, zgjodhi Liverpoolin

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho, ka qenë cak i disa skuadrave evropiane, por në fund ka zgjedhur Liverpoolin.

Sport

22/11/2019 11:58

Në një intervistë, një i afërm i Fabinhos, ka deklaruar se për mesfushorin ka pasur interesim nga Manchester United, Manchester City, PSG dhe Juventus.

Fabinho në vitin 2018, la Monacon, për t’iu bashkuar Liverpoolit.

26 vjeçari, që në sezonin e parë te Liverpool, shijojë një sukses të madh, duke fituar Ligën e Kampionëve, ku në finale mposhten Tottenham.

“Jurgen Klopp i tregoi videot e skuadrës, ia shpjegoi pse dëshironte të nënshkruante me të, por gjithashtu ia bëri të qartë se nuk do të ishte e lehtë që ai të ishte një startues i rregullt”, ka deklaruar Assis, i afërmi i Fabinhos./Lajmi.net/