Refuzohet oferta e Real Madrid për lojtarin serb

Real Madridit i është refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh, për lojtarin e Partizanit,  Andrija Zivkovic.

Sport

25/01/2016 10:11

Babai i Andrija Zivkovic, Jovica Zivkovic, ka njoftuar se e ka refuzuar një ofertë të Real Madridit për djalin e tij, përcjell Lajmi.net nga Fichajes.

Ai ka deklaruar se nuk e ka bërë këtë veprim për shkak të parave, mirëpo për ta mbrojtur karrierën e djalit të tij.

Los Blancos kishin ofruar 15 milionë euro për lojtarin e Partizanit të Beogradit para disa ditësh, mirëpo që nuk i ka bindur përfaqësuesit e tij.

Zivkovic që luan si anësor, llogaritet si njëri ndër talentët më të mëdhenj në Evropë, me shumë klube të interesuara për të.