Refuzohet kërkesa për lirim me kusht, Smakaj mbetet në paraburgim

Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit për dy muaj. Ky urdhër u dha sot gjatë seancës për paraqitjen e parë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Koha e kaluar nga faktet e pretenduara dhe deri…

Lajme

08/12/2024 12:45

Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit për dy muaj.

Ky urdhër u dha sot gjatë seancës për paraqitjen e parë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Koha e kaluar nga faktet e pretenduara dhe deri me sot nuk e justifikojnë pengimin e procedurave. Ju parashtruar gjithashtu që nuk ekziston rreziku i krimeve të tjera duke marrë parasysh rrethanave të Z.Smakaj dhe gjithashtu mjedisin e tij përkatës… Kam marrë parasysh edhe parashtrimin për proporcionalitetin dhe kushtet konkretet ë Smakajt domethënë situatën e tij profesionale dhe personale të tij. Mbaj parasysh edhe atë që u parashtrua nga prokurori që Smakaj duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim”, tha fillimisht gjyqtarja.

Gjyqtarja konstatoi se asnjë prej argumenteve të ngritura nga ana e mbrojtjes nuk qojnë në ndryshimin e konstatimeve të saj në vendimin për arrestimin e Smakajt.

“Pasi kam shqyrtuar të gjitha argumentet, unë konstatoj se asnjë prej argumenteve të ngritura prej jush, avokat mbrojtës nuk qojnë në ndryshimin e vlerësimit të tij që kushtet e parashikuara në nenin 41 janë përmbushur ashtu siç përcaktohen në vendimin për fletarrestimin gjithashtu edhe çështje lidhur me to… po ashtu nuk jam bindur që z.Smakaj nuk është në rrezik për arratisje, në veçanti për shkak të faktit që prej kontrollit në shtator të vitit 2023, akuzuat e ngritura kundër tij janë konfirmuara të marra së bashku me ashpërsinë e veprave penale dhe mundësinë e dënimit, përbëjnë një motiv të shtuar për t’u arratisur”, tha ajo.

Gjyqtarja tha se në vlerësimin e saj, rrethanat familjare të Smakajt në Kosovë nuk e ulin rrezikun e tij për t’u arratisur.

Ndërsa, sa i takon rrezikut për kryerjen e veprave të tjera, gjyqtarja konstatoi se natyra e izoluar e pretenduar e veprave penale dhe kalimi i kohës janë faktor të pamjaftueshëm për të ndryshuar konstatimet e mëparshme të gjyqtares lidhur me arrestimin.

“Pasi kam shqyrtuar parashtrimet e palëve, unë vendos që z.Smakaj duhet që të mbetet në paraburgim. Arsyet për ndalimin e z.Smakaj janë të njëjtat sikur që janë parashtruar në të njëjtin vendin në paragrafët 43 dhe 69 (paragrafi 2)… unë konstatoj që se pari ka dyshim të bazuar mirë sa i takon përgjegjësisë penale për veprat që ju lexuan sot. Ka shkaqe të arsyeshme që ju mund të përbeni rrezik për arratisje dhe pengim të procesit gjyqësor. Për më tepër, asnjë prej kushteve të propozuara prej jush dhe asnjë prej kushteve që unë mund të vendos për z.Smakaj nuk janë të afta që të lehtësojnë këto rreziqe”, tha gjyqtarja.

Si rrjedhojë, u urdhërua që Smakaj të mbetet në paraburgim për dy muaj, ndërsa parashtrimet e palëve të dorëzohen brenda afateve të përcaktuara.

Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani.

Avokati tha se Smakaj është i gatshëm të dorëzojë pasaportën e tij dhe të raportoj tek EULEX-i e po ashtu të respektojë të gjitha kushtet që mund të dalin nga vendimi i gjyqtares në rast që aprovohet kërkesa, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjithashtu kemi një kërkesë të lirimit me kusht. Klienti im është i gatshëm që të ofroj një vlerë prej 5 mijë euro si garanci, të dorëzojë pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportoj EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe t’i respektoj të gjitha kushtet e tjera që do t’i caktonte gjykata nëse do të merrej parasysh kjo kërkesë. Pra, kërkojmë lirimin me kusht nga ana e mbrojtjes”, tha ai.

Përpara kësaj, avokati foli edhe për arsyet e arratisjes të cilat i ka përmendur ZPS-ja. Ai tha se që nga koha e bastisjeve në Kosovë në vitin e kaluar, klientit të tij iu kishin marrë disa sende të cilat ZPS-ja nuk ia ka kthyer dhe si rrjedhojë Smakaj e kishte kuptuar se çështja e ZSP-së nuk ishte përfunduar.

“Flasim për arsyet: rreziku i arratisjes- është informacion publik dhe mund ta gjeni edhe në media këtë informacion se klienti im ka qenë një objekt kërkimi m 30 shtator me shumë se përpara një viti. Në atë kohë i janë konfiskuar disa sende, u kontrollua shtëpia e tij por në ato kohë nuk u arrestua në ato momente. Me sa duket, nuk u gjykua e domosdoshme që të arrestohet në ato momente. Nga ky moment e në vijim, me sa kuptoj nga klienti im, kjo çështje nuk është mbyllur sepse shumë prej sendeve që janë kontrolluar dh sekuestruar nuk i janë kthyer më klientit tim. Pra, klienti e dinte shprehimisht se çfarë po ndodhte në këto momente dhe çështja e tij ishte në vazhdime sipër nga ZPS-ja dhe e dinim që kjo ishte një çështje që do gjykohej nga DhSK-ja sepse ZPS-ja ishte që bëri kontrollin në shtëpinë e tij. Kjo është relevante për arsyen që ju u shprehet që ekziston rreziku i arratisjes”, tha ai.

Si rrjedhojë, avokati tha se që nga kërkimi në shtëpinë e tij që u bë nga ZPS-ja ai nuk u largua nga shtëpia e tij dhe vazhdoi jetën.

Ndërsa për arsyen e pengimit të drejtësisë, avokati tha se në aktakuzë flitet për disa raste të izoluara që i takojnë verës dhe vjeshtës së 2023-ës.

“Unë nuk kam pa në dokument ndonjë rast të tjetër të kryer në periudhën e mëparshëm. Në fakt nuk ka arsye që na len neve të dyshojmë që klienti do të vijojë të kryej vepra penale për të cilat dyshohet aktualisht. Kjo është relevante për faktin se nëse klienti do ta pengonte drejtësinë, ai nuk e ka bërë e pse duhet ta bëjë diçka të tillë”, tha ai.

Avokati tha se në bazë të dokumenteve që u janë dhënë, nuk ka informacion nëse klienti i tij ka shkatërruar ndonjë provë. Si rrjedhojë, ai tha se nuk ka rrezik që klienti i tij t’i përsëris veprat penale për të cilat dyshohet.

Avokati tha se klienti i tij është familjar dhe duhet ta mbaj familjen e që si kërkesë pati lirimin me kusht të Smakajt duke ofruar dorëzani në vlerë të pesë mijë eurove.

“Është interesi financiar që klienti im punon që të kujdeset për anëtarët e familjes. Kjo është një arsye e vlefshme e rrethanave personale të klientit tim dhe mbrojtja kërkon lirimin e klientit. Nuk është e nevojshme që të e mbani klientin në paraburgim. Gjithashtu kemi një kërkesë të lirimit me kusht.

Klienti im është i gatshëm që të ofroj një vlerë prej 5 mijë euro si garanci, të dorëzojë pasaportën e tij në Kosovë, t’i raportoj EULEX-it sipas rregullave që keni ju dhe t’i respektoj të gjitha kushtet e tjera që do t’i caktonte gjykata nëse do të merrej parasysh kjo kërkesë. Pra, kërkojmë lirimin me kusht nga ana e mbrojtjes

Prokuroi tha se këto që tha avokati nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe foli për çështjen e bastisjeve që i ngriti avokati.

Ai tha se tani ka një aktakuzë të konfirmuar dhe është krejtësisht ndryshe situata nga ajo kur është bërë bastisja.

Gjyqtarja tha se do të nxjerrë vendimin pas një pushimi të shkurt e që pastaj pritet të përfundojë seanca.