Refuzohet edhe ankesa e dytë, Marcelo mungon ndaj Atleticos

Real Madrid ka dështuar edhe me ankesën e dytë dhe të fundit për anulimin e suspendimit të mbrojtësit brazilian Marcelo.

Sport

06/02/2015 18:07

Edhe ankesa e dytë e Real Madridit për anulimin e suspendimit të mbrojtësit Marcelo pas kartonit të verdhë me të cilin u ndëshkua në duel me Sevillan në mesjavë ka qenë e pasuksesshme.

Andaj, futbollisti brazilian përfundimisht do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër rivalit të qytetit Atletico Madrid në Vicente Calderon.

Los Blancos nuk u dorëzuan lehtë dhe paraqitën dy ankesa për anulimin e kartonit të verdhë të Marcelos. Por, ato përfunduan pa sukses dhe ai nuk do të jetë në dispozicion për takimin ndaj Atleticos.