Refuzohet apeli për kartonin e Marcelos

Komiteti i gjyqtarëve spanjoll ka refuzuar apelin e Real Madridit për të larguar kartonin e verdhë të Marcelos. Ai në mënyrë zyrtare do të mungojë në sfidën ndaj Atletico Madridit.

Sport

05/02/2015 18:29

Apeli i Real Madridit për të larguar kartonin e verdhë të Marcelos është refuzuar nga Komiteti i gjyqtarëve të La Ligas.

Kështu, braziliani do të mungojë në derbin ndaj Atletico Madridit, pasi kundër Sevillas mori kartonin e pestë të verdhë gjatë këtij sezoni.

Ky është një lajm shumë i keq për skuadrën e Ancelotti, pasi e dimë se në takimin ndaj Atleticos përpos Marcelos do të mungojnë shumë lojtarë tjerë si James, Ramos dhe Modric.

Sidoqoftë, Real Madridi nuk do të dorëzohet dhe do të dërgojë një tjetër apel gjatë ditës së nesërme, i cili pritet të jetë përfundimtar.