Refuzimi i negociatave, deklarata e Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Angela Merkel u pyet ndër të tjera nëse mendon ose jo që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u është kthyer shpina sa i takon vendimit për moshapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Bota

18/10/2019 14:52

Në një konferencë për shtyp, kancelarja gjermane Angela Merkel u pyet ndër të tjera nëse mendon ose jo që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u është kthyer shpina sa i takon vendimit për moshapjen e bisedimeve për anëtarësim.

“Janë në fakt disa vende që kanë rezerva, ne  kemi diskutuar në lidhje me këtë, problemi është se si do jetë efekti nëse hapen negociatat, patjetër që edhe do të zhgënjehen, si kryeministri i Maqedonisë dhe i Shqipërisë, unë fola me Zaevin, unë e mbështes presidentin Macron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet riformuar, kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë, Gjermania do që të ndodhë hapja e negociatave, Maqedonia ka bërë shumë në fakt sa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrit, patjetër që ka qenë një progres i madh por edhe Shqipëria ka bërë progres, vazhdoj të mendoj që Shqipëria ka bërë shumë por nuk na ka bërë ende që të marrim një vendim unanim, ka patur ndasi një vendimi të përbashkët, transmeton Tch.

Më tej Merkelit iu tha se ka folur në favor të Maqedonisë dhe Sqipërisë, në një kohë kur në vend ka rezerva sa i takon shqiptarëve.

“Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe jo për anëtraësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur, në Shqipëri vazhdon të ketë probleme, përfshirë këtu edhe emigrimin, megjithatë Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Në fakt kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato dhe nuk do t’i kthejmë shpinën vendeve, në fakt janë disa faza sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian; unë vërtet dua që të ketë një bashkim të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, por më përpara patjetër që duhet të kalojnë në disa faza të ndryshme të këtij procesi.