Refuzimet e Messit
Lionel Messi refuzoi interesimin nga tri klube gjatë afatit kalimtar të verës, përfshirë një që ishte i gatshëm të blinte kontratën e tij me Barcelonën. Sipas të përditshmes sportive katalan El Mundo Deportivo, tri oferta mbërritën në adresën e yllit argjentinas – përfshirë një nga një klub me Adidasin si sponsor – që ishte i…

Sport
Lionel Messi refuzoi interesimin nga tri klube gjatë afatit kalimtar të verës, përfshirë një që ishte i gatshëm të blinte kontratën e tij me Barcelonën.
Sipas të përditshmes sportive katalan El Mundo Deportivo, tri oferta mbërritën në adresën e yllit argjentinas – përfshirë një nga një klub me Adidasin si sponsor – që ishte i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin e tij me Barcelonën me vlerë prej 250 milionë eurosh.
E përditshmja katalan ka shtuar se Messi refuzoi secilën prej këtyre ofertave duke qenë në prag të finalizimit të marrëveshjes për vazhdimin e kontratës në Nou Camp. Messi kështu bëri me dije se nuk planifikon të largohet nga Barcelona.
Nuk duket të jetë çështje parash, ylli argjentinas ndihet në vendin e duhur dhe vështirë se do të braktisë gjigantin katalan.