Refugjatët vullnetarisht braktisin Holandën

Numri më i madh i refugjatëve në Holandë vijnë nga Siria, Afganistani, Eritrea dhe Etiopia.

Bota

12/11/2015 15:43

Numri i refugjatëve të cilët vullnetarisht e kanë braktisur Holandën, krahasuar me të dhënat e vitit 2011, është rritur nga 18 në 31 për qind, bëri të ditur Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë në Holandë.

Në dhjetë muajt e para të këtij viti është vendosur për deportimin e rreth 8 mijë refugjatëve. Gati gjysma e tyre vullnetarisht apo detyrimisht janë kthyer në vendin e origjinës, raporton AA.

Në Holandë që nga fillimi i këtij viti kanë hyrë më shumë se 40 mijë refugjatë, ndërsa Ministria në njoftimin paraprak theksoi se pret që deri në fund të vitit ky numër të jetë më i madh dhe të arrijë deri në 60 mijë.