Refugjatët sirianë i drejtohen kufirit shqiptaro-grek

Policia kufitare e Kapshticës ka arritur të kapë në flagrancë 20 klandestinë sirianë të cilët po tentonin në hynin në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë.

Lajme

20/04/2019 23:56

Mes të ndaluarve ka gra dhe fëmijë. Gjatë ditëve të fundit janë kapur më se 120 refugjatë që kanë tentuar të kalojnë përmes Shqipërisë.

Kufiri i gjelbër Shqipëri-Greqi në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës mbeten portat kryesore të hyrjes së klandestinëve që vijnë kryesisht nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme./lapsi.al/