“Refugjatët do na privojnë nga bukuria e femrave”

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, i njohur për deklaratat e tij kontroverse, ka shkaktuar sërish zemërim pasi tha se emigrantët myslimanë që po mbërrijnë në Europë, do i godasin me gurë gratë e pandershme, do u presin duart hajdutëve e madje do veshin femrat me vello.

Bota

18/10/2015 11:40

71-vjeçar ishte në një vizitë në qytetin Lechotice në lindje, kur u tha punonjësve të një dyqani mishi: “Ata do na privojnë nga bukuria e grave, për shkak se do mbulohen nga koka tek këmbët”.

“Ky do jetë një avantazh për disa gra, por ato janë shumë pak,” theksoi ai.

Komentet e tij vijnë në një kohë që qindra refugjatë, që kishin ngecur në Kroaci, mbërritën në Slloveni pasi Hungaria mbylli një ditë më parë kufirin.

Edhe Gjermania po e shqyrton mundësinë e mbylljes së kufirit.