Refugjatët bëjnë selfie: Festojnë arritjen në tokë (Foto)

Peripecitë e shumta që po hasin refugjatë sirianë gjatë udhëtimit nëpër det, bëjnë që arritja në tokë të festohet si mision i realizuar.

Bota

07/09/2015 09:42

Në fotografitë më poshtë shihen disa refugjatë duke festuar arritjen në bregdetin e një ishulli grek. Po ashtu edhe kushtet e mjerueshme që ata gjenden.

Pas festimit të arritjes, migrantët përgatisin batanijet për të fjetur në ishuj, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net.

Me mijëra migrantë po arrijnë në Lesbos, më shpresën për të udhëtuar drejtë Athinës dhe vendeve tjera të Evropës.

Skena e fotografis së parë të lë përshtypjen se ata janë turistë, por realiteti është ndryshe. Në fakt gjendja reale paraqitet në fotografitë tjera që mund t’i shihni më poshtë.

Ata janë një grup refugjatesh, të cilët kanë ikur nga lufta në vendin e tyre, me shpresë që të gjejnë një jetë më të mirë dhe më të sigurt në tokën e premtuar për ta, Evropën. /lajmi.net

Ref10 Ref9 Ref8 Ref7 Ref6 Ref5 Ref4 Ref3 Ref2 Ref1