Reforma zgjedhore në rrugë të mbarë
Pas dy takimeve që ka zhvilluar me drejtuesit e partive tjera politike të Kosovës, Kryeministri Thaçi është shprehur optimist se ky proces do të përmbyllet me një “konsensus të mjaftueshëm politik” dhe “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se reforma zgjedhore është në rrugë të mbarë.
Pas dy takimeve të zhvilluara dje dhe sot me drejtuesit e partive tjera politike të Kosovës, Thaçi, i cili është në të njëjtën kohë Kryetar i PDK’së, është shprehur optimist se ky proces do të përmbyllet me një “konsensus të mjaftueshëm politik” dhe “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Dje pasdite, dhe sot, pata takime të veçanta me liderët opozitarë, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarin AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me partnerin e koalicionit, presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli”.
“Në takim biseduam për temat aktuale politike në Kosovë, për takimin e Brukselit etj”.
“Është konstatim i përbashkët i të gjithë liderëve se reforma zgjedhore është në rrugë të mbarë dhe që të përmbyllet me konsensus të mjaftueshëm politik, sa më shpejt që është e mundshme”.
“Me këtë rast falënderoj liderët për mirëkuptim!”, ka shkruar Kryeministri Thaçi në profilin e tij në Facebook.