Reflekton Sllovakia – Të ndihmojmë Kosovën në rrugën e integrimit

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak ka thënë të premten në Bratislavë se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës, nuk nënkupton edhe pengimin për integrimin e saj në BE. 

Lajme

31/10/2014 15:36

Këto komente, Lajncak i bëri në një konferencë për media të mbajtur pas takimit në mes të ministrave të jashtëm, anëtar të “Grupit të Vishegradit” me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor, ku po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, transmeton lajmi.net.

Lajcak gjithashtu bëri të ditur se Sllovakia, përkundër qundrimit kundër pavarësisë së Kosovës, është e gatshme të kontribuoj në integrimin e Kosovës në BE, duke i kontribuar edhe me përvojat që Sllovakia si shtet anëtar i BE-së ka pasur gjatë rrugës së anëtarësimit. (lajmi.net)