Referendumi i Serbisë në Kosovë, vjen reagimi i OSBE-së

Misioni i OSBE-së përmes një komunikate për media kanë thënë se rrethanat aktuale përfshirë edhe pandeminë, bëjnë të pamundur për ta të merren me grumbullimin e votave për referendumin e Serbisë.

Lajme

15/01/2022 15:58

Gjithashtu, ata thonë se pa u pajtuar të gjitha palët nuk mund të bëhet një gjë e tillë, shkruan lajmi.net.

Misioni gjithashtu ka thënë se nuk është e mundur që OSBE-ja të bëjë një operacion të kësaj shkalle, që kërkon angazhimin të lartë dhe profesionalizëm.

Lidhur me këtë çështje, aktualisht Kuvendi i Kosovës po mban seancë ku pritet të votohet një rezolutë për kundërshtimin e mbajtjes së këtij referendumi. /Lajmi.net/