Reexhi, talenti premtues i Hip-Hopit

Reexhi është një djalosh 16 vjeçar nga Vushtrria, i cili me talentin e tij për zhanrin e muzikës rap e hip-hop premton shumë. Së fundmi, ai ka sjellur projektin \"Revolucion\", i cili është pritur shumë mirë. 

ShowBiz

20/06/2014 12:39

Mosha nuk është aspak pengesë për të. Përkundër faktit se është mjaft i ri, Reexhi me talentin e tij të bënë përshtypjen se ka vite të tëra në skenën e hip-hopit.

Nxënësi i shkollës së mesme \”Eqrem Qabej\” në Vushtrri, ka arritur që me projektin e fundit të tërheqë vëmendje të madhe, e e ka fituar edhe tonën.

Kënga e lansuar në Youtube është pritur mjaftë mirë nga publiku i gjërë, sidomos nga rinia, e cila vazhdimisht po e shpërndan atë në rrjetet sociale. 

Tekstin e këngës \”Revolucion\”, ashtu si edhe producimin e ka bërë vet, ndërsa video është realizuar nga \”KeshMedia\”.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon: