Reduktime të ujit nesër në lagjen “Muhaxhirët”

Ujësjellësi “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes “Muhaxhirët” në Prishtinë, se nesër dhe pasnesër më 28 dhe 29 prill 2015, e marte dhe e mërkurë, se duke filluar nga ora 09:00-16:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lajme

27/04/2015 17:45

Me ndërprerje të furnizimit me ujë do jenë më konkretisht këto rrugë të kësaj lagjeje: “Bedri Shala”, “Sokol Sopi”, “Abdyl Frashëri” dhe rruga e “Kaçanikut”.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë sërish punimet teknike -vendosja e kyçjeve të reja shtëpiake në lagjen e lartcekur.