Red Bull: Perez ndjehet rehat sikur Verstappen në bolidin RB18  

Nga skuadra e Red Bull janë të kënaqur me progresin e Sergio Perez.

Sport

09/06/2022 15:26

Perez fitoi garën e Monakos për të regjistruar fitoren e tij të parë këtë edicion.

Progresi i tij ka qenë i dukshëm dhe nga Red Bull janë të kënaqur. Ata thonë se Perez po ndjehet rehat në bolidin RB18, ashtu siç ndjehet kampioni në fuqi, Max Verstappen.

“Checo po vozit jashtëzakonisht mirë këtë vit, dhe ai ndonëse nuk e pëlqen gjithmonë bolidin, ai mund ta vozisë”, ka thënë Monaghan, transmeton lajmi.net.

“Nuk e di nëse njëri nga pilotët është më rehat sesa tjetri. Mendoj se Max po vozit aq mirë sa e kam parë gjithmonë. Ne do të shohim çfarë ndodh në fund të vitit”, shtuan tutje.

Perez do të synojë maksimumin edhe në garën e radhës, e cila zhvillohet në Baku. /Lajmi.net/