Reçica nga LVV: Pishina e Gërmisë po i jepet në shfrytëzim dostave

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Reçica, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me menaxhimin e pishinës së Gërmisë. Reçica nëpërmjet një postimi në Facebook, ka hedhur dyshimet se ky aset po tentohet t’u jepet në shfrytëzim dostave. “Bazeni i Gërmisë është i qytetarëve të Prishtinës. Veç te na ndodhë që një aset të ndërmarrjes me…

Lajme

27/05/2024 15:48

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Reçica, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me menaxhimin e pishinës së Gërmisë.

Reçica nëpërmjet një postimi në Facebook, ka hedhur dyshimet se ky aset po tentohet t’u jepet në shfrytëzim dostave.

“Bazeni i Gërmisë është i qytetarëve të Prishtinës. Veç te na ndodhë që një aset të ndërmarrjes me kqyr me bankrotu, që mandej me japë në shfrytëzim dosave. U mburrshin se qysh i ka pas afër 20k vizitor, e sivjet paskan vendosë me e jap komplet një operatori ekonomik në shfrytëzim edhe ato me kontratë për dy vjet, me çfarë preteksti ende nuk kanë treguar”, ka shkruar ai.

Tutje, ai thotë se ka pasur tendenca edhe për të fshehur këtë thirrje për tenderim.

“Çka është tjetra e keqe këtu që kjo thirrje është vendos vetëm në web të ndërmarrjes NPL Sport Marketing SH.A. edhe askund tjetër (d.m.th në web as në rrjete sociale jo që mos me pa askush) ku menjëherë lindin dyshimet pse është fshehur kaq shumë kjo thirrje për tenderim”, shton tutje ai.