Rebelët sirianë humbin fortesën e tyre

Evakuimi i rebelëve nga “fortesa” e tyre e fundit, në qytetin Homs, është në proces e sipër.

Bota

07/05/2014 16:11

Autobusët e parë erdhën në veri të qytetit, që filluan të bartnin civilë dhe një numër të konsiderueshëm të rebelëve.

Kjo ngjarje shënon fundin e prezencës së kryengritësve në qytetin e quajtur “kryeqyteti i revolucionit”.

Rebelët ishin të vendosur aty prej gati tri vjetësh, për të kundërshtuar presidentin Bashar al-Asad.

Më herët gjatë këtij viti, rreth 1 mijë e 400 njerëz ishin evakuuar nga Qyteti i Vjetër, si pasojë e një operacioni të mbikëqyrur nga OKB-ja.

Pavarësisht kushteve të vështira, rebelët për gati tri vjet qëndruan në “fortesën” e tyre, raporton BBC.

Sot gjatë largimit, ata u shprehën të dëshpëruar edhe me bashkësinë ndërkombëtare, e cila sipas tyre, dështoi tu vinte në ndihmë.