Rebelët prorusë gjejnë “kutinë e zezë” Moska e donte e para (Foto)

Rebelët pro-rusë kanë thënë sot se ata kanë gjetur kutinë e zezë të aeroplanit malajzian, dhe se atë e kanë dërguar në Donetsk dhe më pas ajo do tu dorëzohet hetuesve ndërkombëtarë.

Bota

20/07/2014 18:37

Lideri i rebelëve, Aleksander Borodai ka thënë sot në një konferencë për media në Donetsk :“Janë gjetur disa objekte, dhe njëra prej tyre supozohet se është kutia e zezë. Ato janë dërguar në Donetsk dhe ne i kemi nën kontroll. Ne nuk kemi specialist për të ditur se çfarë pamje ka kutia e zezë, por ne e kemi sjellë tarë në Donetsk së bashku me disa objekte të tjera teknike, të cilat mund të jenë kutia e zezë e aeroplanit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kutia ngjyrë portokalli, e cila regjistron të dhënat e aeroplanit, është parë teksa është marrë nga një person i veshur me uniformë tek vendi i përplasjes së aeroplanit, i cili është territor i kontrolluar nga rebelët pro-rus.

Ndërkaq, zyrtarët ukrainas të sigurimit shtetëror sot kanë zbardhur detaje të reja, të një regjistrimi telefonik i cili pretendohet të jetë kryer të premten pasdite, ku besohet se telefonata është bërë në mes të një komabdati të lartë rebel i cili kishte telefonuar një numri të njerëzve të tij, të cilit ishin në vendin e rrëzimit të aeroplanit ku me ç’rast kishte diskutuar për kutinë e zezë.

Oleksandr Khodakovskyi, komandant i batalionit Vostok, ka thirrur një prej njerëzve të tij dhe e pyet nëse kutia e zezë është gjetur ende për shkak se “Mosta ka pyetur për të”. Ai kishte paralajmëruar se kutia e zezë duhet të merret nga rebelët dhe të mbahet larg nga inspektorët ndërkombëtarë të cilët do të vijnë në vendin e ngjarjes.

O.Khodarkovskyi –“ Bëje shumë shpejt. Urgjent. Moska pyet se ku janë kutitë”, i ka shkruar një njeriu të quajtur Oleksiy.

O.Khodarkovskyi :“Kam një kërkesë për ty. Nuk është kërkesë e imja. Miqtë tanë prej lartë, janë shumë të interesuar për fatin e “kutive të zeza”. Dua të them, njerëzit nga Moska”, i ka shkruar një prej rebelëve të quajtur Andriy.

O.Khodarkovskyi:“ Bëj ç’është e mundur që të mos bien në duar e dikut tjetër… Të gjithë ata njerëz janë duke ardhur, OSBE dhe të tjetër”, thuhet në mesazhin tjetër dërguar Andriy-t.

O.Khodarkovskyi – it i përgjigjet njëri prej njerëzve të tij me emrin Oleksiy: “Ok. Ne gjetëm diçka. Është thjeshtë një kuti- blloku i navigacionit satelitor. Kështu shkruan në të”. (lajmi.net)