Reali ‘vjedh’ Carvalhon nga Man Utd
Real Madrid është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Sporting Lisbonës, William Carvalho, i shumëkërkuar edhe nga Manchester United.

Sport
Mesfushori i Sporting Lisbonës, William Carvalho për një kohë të gjatë është përmendur si objektiv i Manchester Unitedit.
Mirëpo, ai mund të mos përfundojë në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave spanjolle, Carvalho është rishfaqur si objektiv i Real Madridit që bëhet gati për largimin e dyshes Sami Khedira e Asier Illarramendi.
Andaj, për ta përforcuar edhe më tepër mesin e fushës, krerët e gjigantit nga Santiago Bernabeu kanë identifikuar Carvalhon, si përforcimin e nevojshëm.
Anëtari i Sporting kërkohet edhe nga Manchester United, Valencia e Liverpool.