Reali vazhdon bisedimet me Batallan

Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Augusto Batallas, duke vazhduar negociatat me River Platen.

Sport

04/03/2015 21:56

Real Madrid ka vazhduar bisedimet me River Platen për transferimin e portierit Augusto Batallas.

Reprezentuesi U-20 i Argjentinës ishte objektiv i Los Blancos edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Reali dështoi të bind River Platen për shitjen e portierit.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se klubet janë duke i vazhduar kontaktet në kërkim të marrëveshjes, që do të zyrtarizohej gjatë afatit kalimtar të verës.

Batalla konsiderohet si talent i madh dhe mund të jetë pasardhës afatgjatë i kapitenit Iker Casillas.