Reali triumfon në “El Clasico” ndaj Barcelonës

Real Madrid dhe Barcelona janë përballur në "El Clasicon" numër 246 në histori në kuadër të La Ligas.

Sport

10/04/2021 22:57

Barcelona fillimisht pati iniciativën por që mysafirët nuk mundën të tregoheshin efektivë para portës së Courtois, shkruan lajmi.net.

Real Madridi ishte tejet i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, ku “Blaugranët” nuk dukeshin se mund të përballonin shpejtësinë e lojtarëve të “Los Blancos”.

Karim Benzema shënoi gol fantastik në min (14′). Pas Benzemas, Toni Kroos dyfishoi avantazhin nga gjuajtja e lirë.

Kroos shënoi në min (28′). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Real Madridit.

Ne pjesën e dytë, Koeman reagoi duke futur Griezmann dhe Ilax Moriban. Por nuk ishin sulmuesit ata që realizuan, në zonë u gjend mbrojtësi Oscar Mingueza.

Mingueza shënoi gol në min (60′) pas një asistimi nga Jordi Alba.

Braithwaite u rrëzua në zonë në min 82′, por që gjyqtari vendosi që nuk ishte penalti.

Casemiro u ndëshkua me karton të kuq në min 89′ pas ndërhyrjes në Messi.

Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Barcelona. Tani, “Los Blancos”  ngriten në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak, gjithsej 65 pikë në vendin e tretë. /Lajmi.net/

Goli i Benzemas:

Goli i Kroos:

Goli i Mingueza: