Reali transferon Dybalan para Barcelonës

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

11/03/2015 19:33

Sulmuesi i Palermos, Paulo Dybala kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.

Madje, ylli i ri nga Serie A ka thënë se fundmi se do të ishte i gatshëm që të notojë deri tek qyteti katalan, vetëm e vetëm që të nënshkruajë për skuadrën e Luis Enriques.

Por, nga Spanja vjen lajmi se ai mund të përfundojë tek rivali, Real Madrid.

Sipas portalit spanjoll “Fichajes”, drejtuesit e Los Blancos janë duke monitoruar paraqitjet e Dybalas tek skuadra siciliane, dhe konsiderojnë mundësinë e paraqitjes së një oferte për transferimin e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, atëherë kur Barcelona nuk do ta ketë ende të lejuar të realizojë përforcime, për shkak të dënimit nga FIFA.