Reali sakrifikon Benzeman për Suarezin

Real Madridi do të mundohet me të gjitha forcat që gjatë verës ta transferojë Luis Suarezin në Bernabeu. Dhe, për të arritur deri tek sulmuesi uruguaian, gjiganti spanjoll është i gatshëm ta sakrifikojë Karim Benzeman.

Sport

22/04/2014 12:46

Luis Suarez është objektivi numër 1 i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Gjiganti spanjoll do të bëjë gjithçka, vetëm për ta pasur në Santiago Bernabeu sulmuesin e rrezikshëm të Liverpoolit, i cili po kalon nëpër momentet më të mira të karrierës.

Tabloidi britanik, Daily Express shkruan se ‘Los Blancos’ po e mendojnë qysh tash strategjinë se si të arrijnë deri tek përfaqësuesi uruguaian.

Dhe, arritja eventuale e ish futbollistit të Ajaxit në Madrid, do të thoshte se dikush duhet t’i bëjë valixhet gati.

E emri që përmendet si sakrificë e mundshme e klubit spanjoll është sulmuesi francez, Karim Benzema.

Ish futbollisti i Olympique Lyonit nuk i ka shfaqur sa duhet vlerat e tij gjatë pesë vjetëve të qëndrimit në Bernabeu, kështu që ai mund ta ndjek rrugën e Gonzalo Higuainit, duke u larguar nga mbretërit e Madridit.