Reali rikthen Moratan

Real Madrid do ta shfrytëzojë opsionin e rikthimit të sulmuesit Alvaro Morata nga Juventus. Por, kjo marrëveshje do t’ju kushtojë 35 milionë euro.

Sport

11/02/2015 13:23

Real Madrid do ta shfrytëzojë opsionin e rikthimit të sulmuesit Alvaro Morata.

Morata iu bashkua Juventusit në verën e vitit të kaluar nga Los Blancos në transferim me vlerë prej 22 milionë euro.

Mirëpo, si pjesë e marrëveshjes ishte përfshirë edhe mundësia që Real mund ta rikthejë atë në fund të këtij edicioni.

Por, për ta rikthyer kampioni në fuqi i Evropës duhet të paguajë 35 milionë euro.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “AS”, drejtuesit e Real Madridit janë impresionuar me paraqitjet e mira të Moratas në Juventus dhe do ta shfrytëzojnë opsionin për rikthimin e tij në Santiago Bernabeu.