Reali rikthen Casemiron
Real Madrid ka vendosur ta rikthejë mesfushorin Casemiro nga huazimi në Porto, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
Casemiro ka shkëlqyer gjatë periudhës së deritashme të huazimit në Porto.
Dhe, kjo nuk ka lënë pa u vërejtur nga klubi i tij amë, Real Madrid.
Andaj, drejtuesit e gjigantit spanjoll janë duke konsideruar mundësinë e rikthimit të tij në Santiago Bernabeu, gjatë afatit kalimtar të verës, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Casemiro ka luajtur shumë mirë me Porton dhe së fundmi realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë kundër Baselit në Ligën e Kampionëve.
Andaj, duke parë se disa futbollistë kanë paralajmëruar largime gjatë verës, Reali mendon se me rikthimin e Casemiros mund ta zvogëlojë mungesën e ndonjërit prej tyre.
Los Blancos kanë insistuar se Casemiro nuk do të përfshihet në marrëveshjen e transferimit të mbrojtësit të Portos, Danilo.