Reali po shkelë
Real Madrid është në formë të jashtëzakonshme. Gjiganti madrilen mposhti Real Sociedadin me rezultat të thellë 5:1 në Santiago Bernabeu, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në La Ligë. Nëse në javët e fundit, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka pranuar nga mesatarisht dy gola për ndeshje, së paku në sulm nuk ka asnjë…

Sport
Real Madrid është në formë të jashtëzakonshme. Gjiganti madrilen mposhti Real Sociedadin me rezultat të thellë 5:1 në Santiago Bernabeu, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në La Ligë.
Nëse në javët e fundit, skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti ka pranuar nga mesatarisht dy gola për ndeshje, së paku në sulm nuk ka asnjë problem pasi po realizon pa problem.
Cristiano Ronaldo shënoi het-trik, të 19-tin e tij nga viti 2009 kur iu bashkua gjigantit nga Santiago Bernabeu derisa Los Blancos e dominuan përballjen ndaj Real Sociedadit, skuadër kualitative, e cila në mesjavë barazoi pa gola kundër Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.
Golat e tjerë për Realin i shënuan Karim Benzema dhe Sami Khedira, kurse shënimi i vetëm i mysafirëve erdhi nga Antoine Griezmann.
Me këtë fitore, Reali u ngjit në kuotën e 31 pikëve, tri më pak se lideri Barcelona që të dielën ndeshet me Real Betisin.