Reali pati fat në finale

Diego Costa thotë se Real Madridi pati fat në finalen e Ligës së Kampionëve në Lisbonë, ku e mposhti Atletico Madridin 4:1. Ndërkohë, sulmuesi po bëhet gati për Botëror.

Sport

01/06/2014 15:16

Diego Costa insiston se Real Madridi pati fat kur e mposhti Atletico Madridin në finale të Ligës së Kampionëve.

Los Colchoneros udhëhoqën gjatë tërë ndeshjes, por në minutat shtesë Sergio Ramos shënoi me kokë dhe e barazoi rezultatin, ndërsa më pas Los Blancos fituan me lehtësi, 4:1.

“Real Madridi ishte me fat”, ka thënë sulmuesi spanjoll, me shaka sigurisht.

Ndërkohë, futbollisti me prejardhje braziliane është mjaft i lumtur që u përfshi në listën definitive të përzgjedhësit Vicente Del Bosque dhe do të mundohet ta ndihmojë “Stuhinë e Kuqe” në Botëror.

“Jam mjaft i lumtur. Mezi pres të luaj me Spanjën në Botërorin e Brazilit. Jam i gëzuar”, u shpreh futbollisti me prejardhje braziliane për të përditshmen “AS”.

“Kam punuar këto ditë dhe ndihem mirë. Duke nisur nga nesër, do të filloj të ushtroj me ekipin. Ne do të luftojmë për ta fituar Botërorin”, përfundoi ai.