Reali ‘pasuron’ Odegaardin

Përforcimi i ri i Real Madridit, talenti norvegjez, Martin Odegaard do të ketë pagë prej 80 mijë funtesh në javë. Shifër e jashtëzakonshme për një 16-vjeçar.

Sport

22/01/2015 12:01

Ai zhvilloi bisedime me shumë klube evropiane, por në fund nënshkroi për Real Madridin.

Edhe pse 16-vjeç, talenti Martin Odegaard do të hyjë direkt në ekipin e parë të Los Blancos. Por, ajo që është edhe më interesante, është paga e tij.

Sipas mediave spanjolle, Odegaard do të ketë pagë prej – besoni apo jo – 80 mijë funtesh në javë.

Kurse, Real Madrid pagoi 2.3 milionë funte për transferimin e tij nga klubi norvegjez Stromsgodset, ku ai vëri vetëm disa paraqitje, mirëpo u shndërrua në yll për shkak të lëvizjeve të bukura, e që më së tepërmi u panë në Youtube.

Sa para i keni fituar ju në moshën 16-vjeç?